Manchester United është mposhtur 2-0 në transfertën londineze përballë West Ham. “Djajtë e Kuq” e patën shumë të vështirë të marrin diçka nga kjo sfidë, pasi West Ham bëri një ndeshje të përkryer. Yarmolenko dhe Cressëell shënuan dy supergola, duke shtangur De Gean.
Ukrainasi Yarmolenko shënoi në fundin e pjesës së parë, duke i ndryshuar planet të dy trajnerëve. Pjesa e dytë nisi me “Djajtë e Kuq” që u hodhën në sulm, por goli mungoi. West Ham dha goditjen përfundimtare në minutën e 84′, me Cresswell që shënoi nga goditja e dënimit. Në takimin tjetër të orës 15:00, Crystal Palace barazoi 1-1 me Wolverhampton./abcnews.al
West Ham – Man. United 2-0
Yarmolenko 44′, Cresswell 84′
Crystal Palace – Wolverhampton 1-1
Dendoncker (ag) 46′ / Jota 90+5′