Historia e mbrojtësit Leonardo Bonucci te Juventusi ka marrë fund.
Sipas Fabrizio Romano, Juventus ka marrë një vendim për të ardhmen e Leonardo Bonuccit në skuadër. Sipas gazetarit, mbrojtësi italian nuk shihet më si pjesë e projektit të klubit dhe është larguar nga skuadra kryesore.
Më herët u raportua se Juventus tashmë ka vendosur për lojtarin që do të mbajë shiritin e kapitenit sezonin e ardhshëm, duke ja besuar Danilos.
Bonucci bëri 502 paraqitje për Juventusin, duke shënuar 37 gola dhe duke dhënë 10 asistime. /G.D abcnews.al/