Ushtria dhe rojet kufitare ukrainase gjatë dhjetë ditëve minuan 30 fusha në kufirin me Bjellorusinë, tha sot komandanti i Forcave të Bashkuara të ushtrisë ukrainase, Serhii Nagev.
“Ne e kuptojmë se vija e kufirit tonë shtetëror me fqinjët tanë veriorë në formën që është nuk do të jetë e nevojshme për shumë kohë, sepse në anën tjetër të kufirit nuk kemi miq. Për këtë arsye, synimi i vendosur është që zona kufitare të bëhet e paarritshme për armikun”, tha komandanti i Forcave të Unifikuara të Ushtrisë së Ukrainës në një deklaratë në kanalin Telegram.
Gjenerali Nagef tha se në dhjetëditëshin e fundit të qershorit janë vendosur 5800 mina antitank në 30 fushat e minuara. Gjatësia e kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë është 1084 kilometra.
Pas rebelimit të organizatës mercenare ruse Wagner dhe lajmeve se një pjesë e organizatës mercenare ruse mund të transferohet në Bjellorusi, udhëheqja ukrainase njoftoi se kishte udhëzuar komandën e ushtrisë për të forcuar kufirin me Bjellorusinë.