Italia së fundmi po planifikon të blejë tanke luftarake “Leopard 2” të prodhimit gjerman, në mënyrë që të forcojë forcat e saj tokësore pas pushtimit rus të Ukrainës.
Nënsekretarja e Mbrojtjes Isabella Rautidanas gjatë një fjalimi në Parlamentin Italian ka vënë në dukje se Roma ka nevojë për një “përmirësim të konsiderueshëm” të forcave të saj tokësore dhe se blerja e tankeve gjermane është pjesë e kësaj strategjie.
Administrata italiane synon të përfshijë programin në buxhetin shumëvjeçar të mbrojtjes për 2023-2025, duke ndarë fonde fillestare me vlerë 4 miliardë euro në vitin 2024 nga një shpenzim total i vlerësuar prej 8 miliardë, tha nënsekretari./abcnews.al