Qeveria e kryeministrit britanik Rishi Sunak ka vendosur të pranojë propozimet për rritjen e pagave për miliona punonjës të sektorit publik duke u rritur pagat mësuesve dhe mjekëve me 6%.
Qeveria njoftoi vendimet e saj për rritjen e pagave pasi mori në konsideratë rekomandimet e një numri të bordeve të pavarura të rishikimit të pagave.
Zëvendësministri i Financave John Glenn tha se qeveria do të financojë rritjen e pagave për nëpunësit civilë duke shkurtuar fushat e tjera të shpenzimeve publike dhe duke rritur një taksë speciale të paguar nga emigrantët e sapoardhur.
Mijëra mjekë në Angli filluan sot një grevë pesë-ditore, një mobilizim i paprecedentë, duke kërkuar paga më të mira mes një krize të kostos së jetesës. Kjo është greva më e madhe e vazhdueshme në historinë e Sistemit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë (NHS).
Rreth gjysma e mjekëve të spitaleve në Britani janë të trajnuar, të cilët variojnë nga mjekë që sapo kanë mbaruar studimet e tyre deri tek ata me më shumë se tetë vjet përvojë.
/abcnews.al