Më shumë se 3 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit që shpërtheu pothuajse tre muaj më parë në Sudan, sipas vlerësimeve të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
Më shumë se 2.4 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe janë zhvendosur brenda vendit, dhe më shumë se 730,000 janë larguar për në vendet fqinje.
Shumica e tyre u larguan ose nga kryeqyteti Khartoum, ku është përqendruar konflikti midis ushtrisë dhe paraushtarakëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), i cili shpërtheu më 15 prill, ose Darfur, ku dhuna kundër grupeve etnike është rritur.
Luftimet kanë shkatërruar pjesë të mëdha të kryeqytetit dhe kanë shkaktuar valë sulmesh në Darfur. Civilët po përballen me plaçkitje, ndërprerje të energjisë elektrike, mungesë të ushqimit dhe ujit, kolapsit të shërbimeve shëndetësore dhe rritjes së dhunës seksuale.
/abcnews.al