Ylli i “Homeland”, Claire Danes bëhet nënë për herë të tretë

schedule13:34 - 12 Korrik, 2023

schedule 13:34 - 12 Korrik, 2023

Claire Danes dhe Hugh Dancy janë bërë prindër për herë të tretë. Ata janë bekuar me një vajzë, sipas informacioneve të publikuara nga zëdhënësi i çiftit. Ndërkohë, sigurisht, disa njujorkezë vëzhgues i kishin parë në rrugët e qytetit duke shtyrë një karrocë për fëmijë, ndaj lajmi kishte filluar të qarkullonte në Big Apple

Lajmi për shtatzëninë e Danes u bë publik në janar kur ajo mori pjesë në Golden Globes (për të cilin u nominua për herë të gjashtë). Çifti tashmë ka dy djem së bashku, Cyrus 10-vjeçar dhe Roëan 5-vjeçar. Ajo i tha ET se fëmija i tretë “nuk pritej”, por ishte e emocionuar, si për vetë ngjarjen, ashtu edhe për faktin se tashmë ishte në tremujorin e dytë të shtatzënisë dhe nuk kishte më dhimbje të mëdha.

Për momentin nuk dihet emri i vogëlushes që erdhi në jetë për të mërzitur dy vëllezërit e saj, pasi sipas burimeve, vogëlushi Roëan i tha mamasë së tij, sapo mori vesh lajmin, se “kërkon paqe”.

Çifti u martua në shtator të vitit 2009 dhe që atëherë janë shumë të dashuruar. Sa i përket karrierës, Danes, pas suksesit të madh të ‘Homeland’ që e identifikoi përgjithmonë me rolin e Carrie Mathison, luajti në seriale dhe filma të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!