Një afrikan për mbrojtjen e Milanit, Totenham monitoron talentin

schedule11:54 - 22 Shtator, 2019

schedule 11:54 - 22 Shtator, 2019

Atmosfera në ekipin e Milanit është e rëndë pas humbjes në derbin përballë Interit. Humbja në futboll pranohet, por paraqitja e djemve të Giampaolos ishte e turpshme. Gjithsesi, kalendari nuk pret dhe të mërkurën Milani do të udhëtojë drejt Torinos për t’u ndeshur me ekipin e Mazzarrit.

Drejtuesit e “djallit kuqezi” po mendojnë për merkaton dhe po kërkojnë një mbrojtës të djathtë. Conti nuk po bind ende dhe në atë pozicion mbetet vetëm Calabria. Sipas raportimeve të “Marca”, Milanit i pëlqen shumë Serge Aurier.

27-vjeçari i Totenhamit ndiqet edhe nga PSG, klub me të cilin është aktivizuar më parë. Aurier numëron 51 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e Bregut të Fildishtë dhe do të ishte një përforcim me vlera për defensivën kuqezi.

Një preferencë ka edhe Totenham. Nënkampionët e Evropës po monitorojnë Riccardo Sottil të Fiorentinës. 20-vjeçari, i cili është edhe pjesë e Italisë U21, luan në rolin e sulmuesit të majtë dhe është një nga surprizat e ekipit nga Firence në këtë fillim sezoni. /abcnews.al