“Vulin, hetim jo shkarkim”, Vuçiç ironi me SHBA: Drogë në Shtëpinë e Bardhë

schedule12:15 - 12 Korrik, 2023

schedule 12:15 - 12 Korrik, 2023

Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Uashingtonin për të shpallur non grata Aleksandër Vulin, drejtorit të Agjensisë për Siguri dhe Informacion në Beograd.

Aleksandër Vuçiç la të nëkuptuar se nuk do të shkarkojë Vulin nga posti i tij pa kryer më parë një hetim ndërsa ironizoi Shtetete e Bashkuara të Amerikvs duke thënë se ai ka vënë re që Kokianë nuk është gjetur në zyrën e Drejtorit  të Agjensisë për Siguri dhe Informacion por në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Serb Arsyetoi më tepër edhe mbi arsyet se përse Aleksandër Vulin është sanksionuar.

“Unë nuk e vura re që kokaina u gjet në zyrën e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kryhet një hetim. Ndaj Aleksandar Vulin nuk janë vendosur sanksione për ndonjë krim apo akt korrupsioni, ndaj tij janë vendosur sanksione për shkak të qëndrimit të tij ndaj Federatës Ruse.”

Aleksandër Vulin Drejtor i Agjensisë për Informacion dhe Siguri në Serbi  u vu në listën e zezë nga Departamenti Amerikan i Thesarit pasi Washingtoni ka të dhëna se ai ka qenë I përfshirë në akte kriminale  dhe afera korruptive për interesat e tij politik dhe personal duke minuar paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor./abcnews.al