Në dhjetor kërkohej si zëvendues i Manuel Neuer, por tani do të largohet. Bëhet fjalë për portierin 26-vjeccar të Bayern Munich, Alexander Nubel, i cili pas 2 sezonesh në huazim te francezët e Monaco është rikthyer në “Allianz Arena”, mirëpo jo për shumë kohë.
Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja gjermane, “BILD”, Nubel nuk është lejuar të kryejë ekzaminimet e zakonshme mjekësore para rinisjes së “aventurës” së tij bavareze dhe tashmë “shtatlarti” shihet larg kampionëve të Bundesliga.
Për “gardianin” gjerman interesohet skuadra e Stuttgart, mirëpo në ccfarë do lloj situata bordi i Bayern ka vendosur, që në kontratën e shitjes, të vendosë një klauzolë, që i lejon ata të blejnë sërish kartonin e Nubel. /i.m /abcnews.al