Ikën Pulisic, Chelsea zëvendëson amerikanin në Ligue 1

schedule08:56 - 12 Korrik, 2023

schedule 08:56 - 12 Korrik, 2023

Me anësorin amerikan të sulmit, Christian Pulisic të transferuar te “kuqezinjtë” e Milan, “blutë” e Chelsea janë në kërkim të një zëvendësuesi për 24-vjeçarin dhe mesa duket e ka gjetur në kampionatin francez.

Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, “blutë” e Londrës janë vënë pas 19-vjeçart të Lyon, Rayan Cherki, me francezin, i cili pëlqehet shumë nga tekniku argjentinas, Maurizio Pochettino.

Cherki vlerësohet nga tabloidet e merkatos në 30 milionë euro, mirëpo bordi i francezëve raportohet se nuk do të pranojë më pak se 40 milionë për kartonin e 19-vjeçarit, i cili shihet si një talent i madh i së ardhmes. /i.m /abcnews.al