Pasi pësoi hemorragji cerebrale, mesditën e 7 korrikut, teksa ishte duke pushuar me familjen e tij në bregdetin kroat, “legjenda” e portës së Ajax, Manchester United e Kombëtares holandeze, Edëin van der Sar ka dalë jashtë rrezikut për jetën.
Lajmin e mirë, nëpërmjet profilit zyrtar të klubit të Ajax, e dha e shoqja e “shtatlartit” holandez, Annemarie van der Sar, e cila tha se Edwin është ende në terapi intensive, por gjendja e tij tashmë është stabilizuar.
“ Edwin është ende në terapi intensive, por gjendja e tij është stabile. Asgjë nuk kërcënon jetën e tij. Sa herë që e vizitojmë, ai është i shoqërueshëm. Duhet të jemi të durueshëm dhe të shohim se si do të zhvillohet situata më tej”,- u shpreh e shoqja e ish-portierit. /i.m /abcnews.al