Pas një mungese të shkurtër në fazën kualifikuese të UEFA Champions League, “demat” e Partizanit janë rikthyer në arenën evropiane, mirëpo ndryshe nga 2 herë e fundit, “të kuqtë” do të jenë me një kapien të ri, teksa më parë shiritin e mbante “shtatlarti” i portës, Alban Hoxha.
Përveç Hoxhës, në fushën e blertë nuk është as Telushi, i përzgjedhur nga tekniku Zekiç për të qendruan në stol, e për rrjedhojë tekniku kroat ka vendosur t’ia besojë shiritin e kapitenit, mesfushorit 26-vjeçar, Valentino Murata, i cili ka spikatur jo pak me performancat e tij te “demat”, që ku u transferua nga skuadra e Bylysit, në janarin e vitit 2021. /i.m /abcnews.al