Trump kërkon që gjyqi për dokumentet e klasifikuara të mbahet pas zgjedhjeve të vitit 204

schedule18:30 - 11 Korrik, 2023

schedule 18:30 - 11 Korrik, 2023

Donald Trump ka kërkuar nëpërmjet avokatëve të tij që gjyqi i tij për akuzat e mbajtjes së paligjshme të dokumenteve të klasifikuara të shtyhet për pas zgjedhjeve të vitit 2024.

Në një mocion të paraqitur të hënën, avokatët e ish-presidentit amerikan thanë se data e propozuar e gjykimit, 11 dhjetor 2023 , do t’u privonte atyre një kohë të arsyeshme për t’u përgatitur.

Zgjatja që ata kërkojnë praktikisht arrin një vit dhe gjithashtu i jep Trumpit lirinë për të qenë kandidat në zgjedhjet e 2024-ës.

Data e gjykimit fillimisht ishte caktuar për 14 gusht, por më vonë u shty për në 11 dhjetor për t’u dhënë të dyja palëve më shumë kohë për t’u përgatitur. Prokurorët kërkuan një vonesë, duke pritur që mbrojtja të reagonte për afatin fillestar.

Avokatët përmendën gjithashtu vështirësi në gjetjen e juristëve të paanshëm për shkak të zgjedhjeve.

Trump është vetëdeklaruar i pafajshëm për 37 akuza gjatë gjykimit të tij në Miami, Florida.

Prokurorët pretendojnë se ai mbante në mënyrë të paligjshme dosje me informacione të ndjeshme në posedimin e tij në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Florida dhe pengoi përpjekjet e qeverisë federale për t’i tërhequr ato.

Departamenti i Drejtësisë nuk ka komentuar kërkesën që përfshin Trump dhe ndihmësin e tij Walt Nauta, i cili gjithashtu është deklaruar i pafajshëm në këtë rast.

Trump po përballet me 37 akuza , duke përfshirë fshehjen e qëllimshme të informacionit dhe pengimin e drejtësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!