Bayern Munchen nuk ka treguar aspak mëshirë përballë Koln në shtëpi. Lewandowski me anë të një dygolëshi dhe rrjetat e Coutinho dhe Perisic i kanë dhuruar fitoren 4-0 djemve të Nico Kovac.
Bavarezët kryesojnë Bundesligën për momentin me 11 pikë dhe vendi i parë “kërcënohet” nga Leipzig dhe Dortmund, që pritet të luajnë ndeshjet e tyre.
Në ndeshjet e tjera, Leverkusen la pas krahëve dështimin në Champions përballë Lokomotivës së Moskës dhe mposhti Union Berlin me rezultatin 2-0.
Trepikëshi i parë për Hertha Berlin që fitoi në shtëpi përballë Paderboron, me Klaus Gjasulën që luajti 78 minuta, ndërsa Freiburg i Abrashit (e ndoqi sfidën nga stoli) u nda në barazim përballë Augsburg. /abcnews.al
Bayer Leverkusen – Union Berlin 2-0
(Volland 20, Alario 25′)
Bayern Munich – Koln 4-0
(Lewandowsky 3′, 48′, Coutinho (pen) 62′, Perisic 73′)
Freiburg – Augsburg 1-1
(Holer 23′ / Niederlechner 37′)
Hertha Berlin – Paderborn 2-1
(Dilrosun 10′, Wolf 52′ / Zolinski 54′)