Skënderbeu ka marrë një fitore minimale 1-0 në Korçë, përballë Teutës. Autori i golit të vetëm në këtë sfidë ishte sulmuesi Blerim Krasniqi, i cili në minutën e 20-të, shnoi me kokë. Ishte Muja ai që krosoi dhe Krasniqi kërceu më lart se të gjithë, duke mposhtur portierin Frashëri.
Ky gol i bomberit të “Ujqërve të Dëborës” do të mjaftonte që Skënderbeu të merrte tri pikë shumë të vyera. Teuta u mundua gjatë pjesës së dytë që të ndryshojë fatet e takimit dhe të mos dalë pa pikë, por të besuarit e Dajës arritën të ruanin avantazhin dhe të merrnin një fitore tepër të rëndësishme./abcnews.al
Kategoria Superiore – Java 5
E shtunë, më 21 shtator, ora 16:00
Skënderbeu-Teuta 1-0
Krasniqi 20′
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Turtulli, Pëllumbi, Dita, Daja, Gripshi, Bregu, Muja, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja
Teuta: Frashëri, Todorovksi, Hoxha, Arapi, Kuro, Gashi, Aleksi, Avdyli, E. Vila, Vecaj, Nikac. Trajner: Bledi Shkëmbi
Gjyqtarë: Adrian Beqiraj, Astrit Mahmuti, Mariglen Llukmani, Erjon Bastari
Kartonë të verdhë: Gripshi 12′, Pollozhani 17′, Dita 47′, Turtulli 55′, Taipi 69′