Është mbyllur pjesa e parë mes Skënderbeut dhe Teutës. “Ujqërit e Dëborës” e mbyllin në avantazh fraksionin e parë të lojës, falë një goli në minutën e 20-të me autor Blerim Krasniqin. Sulmuesi kryesor i Skënderbeut ndëshkoi me një gjuajtje me kokë portierin Frashërin, pas një krosimi nga Muja.
Ndeshja ishte e ekuilibruar dhe të dyja skuadrat u munduan të shfrytëzonin rastet e krijuara, por në 45 minutat e para, pati vend vetëm për një gol. Nazmi Gripshi (12’) dhe Artim Pollozhani (17’) u ndëshkuan me kartonë të verdhë gjatë kësaj pjese të parë. Daja dhe Shkëmbi do të kenë bjektiva të ndryshëm në pjesën e dytë./abcnews.al
Kategoria Superiore – Java 5
E shtunë, më 21 shtator, ora 16:00
Skënderbeu-Teuta 1-0
Krasniqi 20′
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Turtulli, Pëllumbi, Dita, Daja, Gripshi, Bregu, Muja, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja
Teuta: Frashëri, Todorovksi, Hoxha, Arapi, Kuro, Gashi, Aleksi, Avdyli, E. Vila, Vecaj, Nikac. Trajner: Bledi Shkëmbi
Gjyqtarë: Adrian Beqiraj, Astrit Mahmuti, Mariglen Llukmani, Erjon Bastari
Kartonë të verdhë: Gripshi 12′, Pollozhani 17′