Manchester City dhe Watford përplasen sot në “Etihad Stadium”. Sfida ka startuar në orën 16:00 dhe vetëm pas 17 minutash lojë, të besuarit e Pep Guardiola kanë shënuar pesë gola, duke kryesuar 5-0. David Silva (2’), Aguero (6’), Mahrez (12’), Bernardo Silva (15’) dhe Otamendi (17’) ishin autorët e golave.
Guardiola premtoi se ajo humbje me Norëich 3-2 ishte vetëm një ditë e pafat dhe se kundër Watford, do të jetë shumë më ndryshe. Fjalët e teknikut spanjoll jo vetëm që po dalin, por shumë më mirë sesa pritshmëritë e të gjithëve.