Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Chelsea refuzon Inter, negociatat për Lukaku në “udhëkryq”

schedule15:56 - 8 Korrik, 2023

schedule 15:56 - 8 Korrik, 2023

“Blutë” e Chelsea duket se janë të vendosur të marrim jo më pak se 45 milionë euro për kartonin e “shtatlartit” belg, Romelu Lukaku, teksa ditën e sotme kanë refuzuar një tjetër ofertë të “zikaltërve”, e cila shkonte në 35 milionë euro.

Pavarësisht, këmbënguljes së “bomberit” për të mos u kthyer në “Stamford Bridge”, bordi i Chelsea duket se nuk ka ndërmend ta lëshojë belgun lirë, teksa për të interesohen gjithashtu dhe ekipe të tjerë, si Juventus e Al-Hilal, të cilët janë të gatshëm të paguajnë, në rast se “zikaltërit” tërhiqen. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!