Kur kanë kaluar 5 ditë nga atentati në fshatin Larushkë të Fushë krujës ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 2 fëmijë të mitur, policia nuk ka ende ndonjë autor të dyshuar. I vetmi i arrestuar është Valter Bami. Ky i fundit u ndalua për akuzën e armë mbajtjes pa leje.
Sipas policisë 4 orë pas atentatit ku mbeti I vrarë Ramazan Sino, kunati i Gentjan Bejtjas dhe u plagosën 2 fëmijët e mitur të Bejtjes u shoqëruar në polici Valter Bami. Ky i fundit iu nënshtrua një ekspertimi dhe rezultoi se në dorën e tij të majtë u gjetën mbetje baruti. Por për avokatin e tij mbrojtës Ilir Murati, gjurmët e barutit kanë ngeluar në duart e klinetit të tij për shkak se ai është posedues i një arme sportive me të cilën kryen qitje herë pas here.
Sipas avokatit, ditën që ka ndodhur atentati Bami ndodhej në banesën e tij dhe nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë.
Valter Bami pritet të dalë të dielën për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa u shoqërua 4 orë pas vrasjes në Larushkë bashkë me Marklen Hakën në policinë e Krujës. Për hetuesit, konfliktet mes Gentian Bejtjas dhe dy vëllezërve Durim e Valter Bami, si dhe Marklen Hakës janë të hershme, kjo për shkak të përplasjeve mes grupeve rivale në zonën e Niklës e të Krujës.
Bejtja ka mundur t’i shpëtojë edhe dy atentateve të mëparshme, një në vitin 2016 kur në mjetin e tij u vendos eksploziv dhe tjetrit në janar të vitit të shkuar ku makina që ai udhëtonte bashkë me Klodian Stafukën, u qëllua me breshëri plumbash./abcnews.al