Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Durrës do të nisë një aksion për shembjen e lokaleve që janë ngritur pa leje në lulishtet e qytetit duke zaptuar hapësirat publike. Ndërhyrja është mirëpritur nga durrsakët të cilët ankohen se prej vitesh u mungojnë ambjentet publike nga objektet që ndërtohen pa leje dhe pa kriter.
Në Durrës uzurpimi i lulishteve nga privatet, është një problem i kahershëm.
Për vite me radhë të pushosh në një hapësirë publike, të shmangësh rrezet e diellit poshtë një peme apo të ulesh në një stol mbi një sipërfaqe të gjelbër, për qytetarët është e pamundur.
Ndaj edhe kërkojnë rikthimin e hapësirave që u përkasin. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Durrës ka planifikuar një aksion për të larguar subjektet që janë ngritur pa leje në prona publike.
Dy vitë më parë në Durrës u ndërmor një aksion i tillë, por hapësirat u zaptuan sërish nga privatët.
Gazetare ABC News: Enkeleda Arapi