Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino, ka thënë se sulmuesi Romelu Lukaku duhet të kthehet në klub më 12-13 korrik. Kujtojmë, më herët u raportua se belgu ende nuk i humb shpresat për të qëndruar te Interi, për të cilin sezonin e kaluar luajti në huazim.
“Ai duhet të kthehet më 12-13 korrik për të filluar para-sezonin. Së pari, ai do të duhet të vijë në zyrën time dhe të thotë përshëndetje. Ai duhet ta bëjë këtë nëse ende e konsideron veten lojtar të Chelsea”, bëri të qartë Pochettino në një konferencë për shtyp.
Lukaku shënoi 10 gola në Serie A sezonin e kaluar, por nuk ishte një titullar i qëndrueshëm te Interi. /G.D abcnews.al/