Sulmi me raketa në Lviv, shkon në 10 numri i të vdekurve

schedule08:23 - 7 Korrik, 2023

schedule 08:23 - 7 Korrik, 2023

Numri i të vdekurve nga sulmet e Rusisë në Lviv të enjten ka shkuar në 10, tha Maksym Kozytskyi, kreu i administratës shtetërore rajonale të Lviv.

“Si pasojë e sulmit me raketa në një pallat në Lviv, 10 persona humbën jetën. Një person është gjetur gjatë natës, një tjetër mëngjesin e sotëm.

Gjithashtu, 42 persona u plagosën. 16 prej tyre janë shtruar në spital,” tha ai në një postim në Telegram.

/abcnews.al