Newcastle nuk mjaftohet vetëm me Tonali, gati goditja e madhe për lojtarin e Juventus

schedule13:46 - 6 Korrik, 2023

schedule 13:46 - 6 Korrik, 2023

Pas Tonalit, Newcastle po planifikon një tjetër investim të rëndësishëm nga Serie A. Për sulmin e klubit anglez, po përmendet emri i Federico Chiesa, i cili është në pritje të sinjaleve nga merkato dhe është i vetëdijshëm se së shpejti,pikërisht nga Premier League, mund të ketë disa lajme të rëndësishme.

Skuadra në pronësi të fondit “PIF” është gjithnjë e më ambicioze pas kualifikimit në Champions League. Drejtori i ri sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, do të donte ta mbante në skuadër ose në çdo rast ta shiste vetëm për ndonjë shifër prej 60 milionë euro minimalisht.

Por vlera e sulmuesit italian mund të ketë rënë në 40 milionë euro që pas dëmtimit që pësoi./h.ll/abcnews.al