Kanoste një grua për ta shfrytëzuar për prostitucion, arrestohet 38-vjeçari, në pranga edhe 28 vjeçarja

schedule09:21 - 6 Korrik, 2023

schedule 09:21 - 6 Korrik, 2023

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për ushtrim prostitucioni. Sipas policisë së Durrësit në pranga ka rënë një 38 vjeçar dhe e reja e cila përdorej për prostitucion.

Në kuadër të operacionit “Flower” është vënë në pranga shtetasi Tajar Vrenozit, ndali i tij është zhvilluar më datë 17 qershor 2023, si rezultat i një hetimi katërmujor, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të shfrytëzimit për prostitucion.

Gjithashtu në pranga është vënë edhe një 28 vjeçare e shpallur në kërkim për ushtrim të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i kërkimeve dhe i veprimeve të tjera procedurale të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Floëer”, të zhvilluar më datë 17.06.2023, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, u bë lokalizimin dhe kapja e 2 shtetasve të shpallur në kërkim:

Nga provat e siguruara si rezultat i një hetimi katërmujor, dyshohet se 38-vjeçari kanoste shtetasen V. M., për të ushtruar prostitucion, si dhe i siguronte asaj klientë nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika, për ta kryer këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesave 150-300 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, 4 celularë dhe një tablet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!