Medvedev: Operacioni special do të përfundojë brenda disa ditësh nëse NATO ndalon dërgimin e armëve në Ukrainë

schedule14:13 - 5 Korrik, 2023

schedule 14:13 - 5 Korrik, 2023

Operacioni ushtarak special do të përfundonte brenda disa ditësh nëse SHBA dhe vasalët e saj ndalojnë dërgimin e armëve në Ukrainë”.

Kështu u shpreh të mërkurën nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga TASS.

“Nëse NATO, kryesisht SHBA dhe vasalët e saj, ndalojnë dërgimin e armëve dhe municioneve në Ukrainë, operacioni ushtarak special do të përfundonte pas disa muajsh; dhe nëse ata ndalojnë dërgimin e armëve të tyre tani, atëherë operacioni special do të përfundojë brenda pak ditësh,” theksoi ai.

“Në fakt, çdo luftë, madje edhe një luftë botërore, mund të ndalet shumë shpejt. Ose nëse nënshkruhet një traktat paqeje ose nëse dikush bën atë që bëri SHBA në 1945, kur përdori armët e saj bërthamore dhe bombarduesit në qytetet japoneze – Hiroshima dhe Nagasaki. Ata, në të vërtetë, i kanë dhënë fund fushatës së luftës në atë kohë, me një kosto jetët e gati 300,000 civilëve”, shtoi Medvedev.

Ndërkohë, zyrtari nënvizoi se ushtria ruse është “moderne dhe heroike”, edhe pse “përjeton probleme të caktuara, si çdo ushtri”./abcnews.al