Një ushtar britanik, i cili braktisi forcat e NATO-s në Estoni për të luftuar në Ukrainë, është burgosur. Alexander Garms-Rizzi është dënuar me 12 muaj në një qendër paraburgimi ushtarak pasi braktisi njësinë e tij dhe kaloi kufirin e Estonisë për të luftuar me forcat ukrainase.
Një gjykatë ushtarake tha se 21-vjeçari kishte kundërshtuar urdhrat dhe kishte krijuar një rrezik sigurie.
“Urdhëri për të mos shkuar në Ukrainë nuk mund të ishte më i qartë. Urdhri ishte që ai të qëndronte atje për të mbrojtur forcat britanike dhe shtetin që të mos tërhiqeshin zvarrë në konflikt”, tha gjykatësi.
/abcnews.al