Vilson Ndregjoni është shqiptari i parë që është një hap larg UFC. Ai ka qene kampion në mundje në Shqipëri për 17 vjet dhe tashmë është kampion MMA në Amerikë. Së fundmi, Vilsoni ka firmosur kontratë me menaxherin më të madh të UFC.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar të gjithë historinë e tij dhe sukseset e shumta në çdo ndeshje.
“Unë isha kampion në kategorinë 125 Paund dhe mbroja titullin për Kampion Bote. Te niveli ku jam unë, kemi dhe një shqiptar tjetër që është nga Shkodra, Denis Buzuka. Ai u ndesh tre ndeshje para meje, ndërsa unë isha për titullin kryesor. Jam shumë afër UFC, me Zotin para do jemi shumë shpejt. Sapo kam firmosur kontratën me menaxhmentin më të madh të UFC.
Unë e kam vazhduar sportin e mundjes në Shqipëri që në moshën 8-vjeç për të gjitha peshat, që nga 32 kg deri te 74 kg. kam marrë pjesë në 5 kampionate botërore për Shqipërinë në mundje, gjithashtu dhe në kampionate europiane dhe në kampionate ballkanike. Kam qene 17 vjet kampion Shqipërie si me pionerët, të rinjtë dhe para të rinjtë, të rriturit. Edhe për një jetë më të mirë dhe për arsye sporti, pasi nuk ishte shumë i zhvilluar ky sport u detyrova të largohesha në SHBA.
Kam shkuar në SHBA në fund të 2015 për kampionatin botëror që mora pjesë në mundje dhe vendosa të jetoja në SHBA, në 2017”, u shpreh Vilsoni./abcnews.al