Rusia vijon rekrutimet për të mbështetur luftën, Medvedev: 185 mijë ushtarë të rinj nga nisja e vitit

schedule18:11 - 4 Korrik, 2023

schedule 18:11 - 4 Korrik, 2023

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha sot se 185,000 rekrutë i janë bashkuar ushtrisë ruse si ushtarë profesionistë me kontratë që nga fillimi i këtij viti.

Në një video të postuar në Telegram, Medvedev, të cilit në fillim të këtij viti iu dha roli i mbikëqyrjes së prodhimit ushtarak vendas, tha se rreth 10,000 rekrutë i ishin bashkuar ushtrisë javën e kaluar, pasi rebelimi mercenar i Wagner u shtyp dhe luftëtarët e tij u lejuan të bashkohet me ushtrinë e rregullt.

“Dua të theksoj se përpjekja e armatosur për rebelim nuk ndryshoi qëndrimin e qytetarëve ndaj shërbimit ushtarak. Kontraktorët dhe vullnetarët tanë demonstrojnë një nivel shumë të lartë mbështetje për presidentin, për shtetin dhe janë të gatshëm të mbrojnë atdheun e tyre. Vetëm në javën e fundit, afro 10,000 persona kanë nënshkruar kontrata me forcat e armatosura”.

Një javë më parë mercenarët e Wagner, të cilët ishin dhe luftëtarët në krye të frontit në Ukrainë u tërhoqën nga luftimet, pasi qeveria ruse me një ligj të ri kërkonte t’i kalonte ata nën urdhrat e ministrit të Brendshëm, një drejtues ky i kritikuar prej shefit të grupit Prigozhin.