U hetua për dy vepra, shpallet i pafajshëm ish-kryebashkiaku i Pogradecit

schedule16:41 - 4 Korrik, 2023

schedule 16:41 - 4 Korrik, 2023

POGRADEC- Ish-kryetar i bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri i marrë i pandehur për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera është shpallur i pafajshëm nga gjykata.

Kapri ishte akuzuar nga SPAK për dy episode, i pari lidhet me një tender për blerjen e druve me vlerë afro 9 milionë lekë të reja, ndërsa akuza e dytë ishte ajo e pengimit të procesit zgjedhor në vitin 2019, pasi zyrtarë të bashkisë i vënë kyçin tre shkollave, që do të shërbenin dhe si qendra votimi/ abcnews.al