Xherdan Shaqiri ka nisur sezonin e dytë me fanellën e Liverpoolit, ku ka bërë disa paraqitje shumë të mira. Ajo ndeshje përballë Manchester United ishte padyshim momenti më kulminant për Shaqirin me fanellën e Liverpool, pasi shënoi dy gola dhe i dha fitoren 3-1 “The Reds”. Ky sezon i ri, nuk ka nisur aspak mirë për sulmuesin, i cili i ka pasur minutat në fushë me pikatore. Për këtë situatë, ka folur vetë Shaqiri, i cili tha:
“Nuk është e lehtë për mua, normale që kam filluar të kem dyshimet e mia dhe të jem i zhgënjyer. Por duhet të jem në gjendje që ta përballoj këtë situatë të vështirë dhe ta pranoj çdo vendim të trajnerit”, tha Shaqiri për mediat britanike. Në takimin përballë Napolit në Champions League, sulmuesi me origjinë shqiptare u aktivizua vetëm tre minutat e fundit./abcnews.al