Në Barcelonë janë të bindur: Ja pse De Ligt zgjodhi Juventusin

schedule16:15 - 20 Shtator, 2019

schedule 16:15 - 20 Shtator, 2019

Barcelona garoi gjatë verës për shërbimet e Matthijs De Ligt, por mbrojtësi holandez zgjodhi në fund Juventusin. Sezoni fantastik i zhvilluar me Ajaksin, mosha e re, talenti dhe mbi të gjitha personaliteti i 19-vjeçarit e kthyen në të dëshiruar nga shumë klube evropiane, por në fund gëzuan bardhezinjtë.

Juventusi pagoi 86 milionë euro në total (75 milionë Ajaksit dhe 11 milionë menaxherit Raiola), ndërsa De Ligt firmosi një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej rreth 12 milionë eurosh në sezon.

Oscar Grau mban postin e drejtorit ekzekutiv të Barcelonës dhe në një deklaratë të tij ka zbuluar faktin se pse De Ligt zgjodhi Juven përpara ekipit katalanas.

“I bëmë ofertën tonë, por ai zgjodhi Juventusin për shkak të taksave italiane, që i lejojnë të ketë një rrogë neto më të lartë. E gjitha ishte një zgjedhje ekonomike”, thekson zyrtari i kampionëve të Spanjës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!