TIRANË- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton nisi një vizitë dy ditore në Shqipëri, ndërsa iu drejtua qytetarëve me një fjalim “kurajoz”. Ai u ndal në shumë çështje duke e vënë theksin kryesor tek konflikti në veri të Kosovës.
Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë bëri thirrje të dilet sa më parë nga kjo situatë, të cilën e përshkroi si një “marrëzi” të madhe.
Më poshtë, ABC News sjell disa nga momentet e Bill Clinton, që nga nisja e ceremonisë zyrtare, fjalimi në podium dhe takimi me qytetarët, të cilët kishin dalë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të nderuar presidentin, i cilësuar si mik i çmuar i shqiptarëve.
Ai tashmë ka shënjuar historinë duke u “gdhendur” në memorien e shqiptarëve, sidomos me veprimin e tij në vitin 1999.
Ai dha urdhër për bombardimin e Ish-Jugosllavisë si ndëshkim për krimet e kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë./ n.m.abcnews.al