Pas arritjes së marrëveshjes mes klubeve dhe lojtarit, qendërmbrojtësi korean, Kim Min-Jae do të zhvilloj ditën e mërkurë, vizitat mjekësore para nënshkrimit të kontratës së re me “bavarezët” e Bayern Munich.
Gjithçka u bë e ditur nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, i cili tha se Kim do t’i bashkohet së shpejti gjermanëve dhe menjëherë pas kësaj gjermanët do t’i paguajnë italianëve kartonin e koreanit.
Ndërkaq, kujtojmë se “shtatlarti” i mbrojtjes pritet t’i kushtojë Bayern Munich, rreth 60 milionë euro, ndërsa përsa i përket kontratës personale me klubin, ende nuk ka asnjë informacion zyrtar. /i.m /abcnews.al