1000 metra kub naftë rrezikon të derdhet në një lumë dhe të shkaktojë një fatkeqësi të madhe mjedisore, për shkak të një çarje në një tubacion nafte në Republikën e Komit në veriperëndim të Rusisë.
Autoritetet lokale thanë se incidenti ndodhi të dielën në një tubacion të fushës Yuzhno-Osh, i cili operohet nga Nobel Oil LLC.
Në zonë është dhënë një “alarm”.
Në maj 2021, derdhja e naftës nga një tubacion lëshoi 100 tonë naftë, nga të cilat nëntë tonë përfunduan në lumin Kolva.
/abcnews.al