Victor Osimhen përpiqet të hedhë zërat për një lamtumirë të mundshme me Napolin, duke u betuar për besnikëri ndaj klubit duke përsëritur dashurinë e tij për kryeqytetin e Campania.
“Nuk kam parë kurrë një qytet kaq të çmendur për futbollin, si napolitanët asnjë. Ata kanë një dashuri të pabesueshme për të gjithë lojtarët, kudo që shkoj jam i respektuar. Fëmijët më duan, të rriturit më shikojnë, madje jam idhulluar nga dikush që mban kopjen e maskës time. Kjo tregon se kam punuar mirë dhe çfarë përfaqësoj për ta. Për mua nuk ka vend më të mirë se ky.
Jam i kënaqur që kam bërë këtë zgjedhje, ishte e duhura për të ardhur këtu. Arritja e kësaj lloj madhështie është diçka që do të më bëjë gjithmonë të buzëqesh, përgjithmonë. Fëmijët e mi dhe fëmijët e fëmijëve të mi, kur të lindin, do të kuptojnë se babi ka bërë diçka të jashtëzakonshme.
Tani po punoj shumë për të fituar më shumë, mund të thuhet se tani jam i varur nga trofetë. Scudetto ishte titulli im i parë, mezi pres që sezonin e ardhshëm të fitoj më shumë”, është shprehur sulmuesi nigerian.
Osimhen ka shumë oferta nga klubet e mëdha europiane, por De Laurentiis, duke mosdashur ta largojë nga klubi, rrit çmimin e kartonit sa herë vjen ndonjë ofertë në drejtim të lojtarit./h.ll/abcnews.al