Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Programi i Evropës Digjitale/ Shtyhet data e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe KE

schedule21:03 - 1 Korrik, 2023

schedule 21:03 - 1 Korrik, 2023

Kosova gjendet në një situatë krize të paprecedentë në lidhje me raportin që ka me aleatët e saj historike si BE dhe SHBA.

Veprimet e kryeministrit Kurti në veri të vendit, pa u konsultuar me aleatët dhe krijimi i tensioneve me Serbinë, ka detyruar BE të marrë masa ndaj Kosovës.

Së fundmi Ministrja e Ekomisë ka konfirmuar se është shtyrë edhe data e nënshkrimit të marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Komisioni Evropën për programin “Evropa Digjitale”.

“Evropa Digjitale” është një program i ri financuar i BE-së për Rajonin. Në rast firmosje të kësaj marrëveshje, ashtu siç ka bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, qytetarët, bizneset, institucionet publike të vendeve të rajonit do të kenë mundësi të aplikojnë në të.

“Sipas njoftimit të pranuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Rrjetet, Përmbajtjen dhe Teknologjinë e Komunikimeve, data e nënshkrimit të marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian është shtyrë”, ka thënë  Ministria e Ekonomisë për RTV Dukagjinin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!