Trazirat në Francë, Macron shtyn vizitën shtetërore në Gjermani

schedule15:12 - 1 Korrik, 2023

schedule 15:12 - 1 Korrik, 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shtyrë vizitën shtetërore në Gjermani për shkak të protestave dhe trazirave të vazhdueshme në të gjithë Francën.

Më shumë se 1300 persona janë arrestuar pas natës së katërt të protestave të dhunshme në të gjithë vendin pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel Merzouk, i cili u qëllua nga policia gjatë një kontrolli në një periferi të Parisit të martën.

Njerëzit kanë dalë në rrugë katër net radhazi për të protestuar, duke djegur makinat, duke hedhur gurë dhe fishekzjarrë dhe duke plaçkitur dyqanet.

Macron foli me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier për ta informuar mbi situatën, tha një zëdhënës i presidentit gjerman.

“Presidenti Macron ka kërkuar që vizita e planifikuar shtetërore në Gjermani të shtyhet”, shtoi zëdhënësi.

Ndërsa numri i arrestimeve u rrit, qeveria sugjeroi se dhuna kishte filluar të zbehej për shkak të masave më të ashpra të sigurisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!