Në të gjithë vendin, incidentet dhe trazirat për vdekjen e 17-vjeçarit nga një oficer policie në Francë po përshkallëzohen në shumë raste në nivele ekstreme. Policia e Marsejës tha të premten mbrëma se rebelët francezë plaçkitën një dyqan armësh në qendër të qytetit, duke marrë disa armë gjahu, por jo municione.
Një person është arrestuar me një pushkë që mund ta kenë marrë nga dyqani i armëve, tha policia.
Dyqani tani ruhet nga policia.
/abcnews.al