Rusia do të rrisë pagat për ushtarakët me 10.5%. Njoftimi u dha nga qeveria këtë të premte, shkruan Sky News.
Një dekret qeveritar i publikuar në faqen e saj të internetit konfirmoi se ndryshimi do të hynte në fuqi nga 1 tetori.
Rritjet do të prekin gjithashtu një numër zyrtarësh të tjerë të sigurisë.
Kjo vjen në vazhdën e rebelimit të armatosur të Grupit Wagner, i cili filloi dhe përfundoi gjatë fundjavës./abcnews.al