Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka akuzuar Ukrainën për krime lufte, duke theksuar se kjo e fundit ka vendosur trupa dhe pajisje ushtarake në zonat civile.
Ai mohoi të premten se forcat e armatosura ruse kanë sulmuar qëllimisht objektiva civilë në Ukrainë, duke thënë se ato kanë shënjestruar vetëm infrastrukturën ushtarake ose objektiva të tjera ushtarake.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Lavrov akuzoi Ukrainën për vendosjen e trupave dhe armëve në objektivat e infrastrukturës civile si në shkolla dhe ndërtesa banimi. Ai tha se taktika të tilla ishin krime lufte.
Rusia organizoi pushtimin e saj të fundit të Ukrainës në shkurt 2022. Që nga ajo kohë, OKB-ja ka regjistruar mbi 19,000 viktima, përfshirë 6,000 viktima, në mesin e popullsisë civile të Ukrainës në zonat e kontrolluara nga qeveria e Kievit.
Në fillim të kësaj jave, 12 persona, përfshirë katër fëmijë, u vranë kur një raketë ruse goditi një restorant në Kramatorsk.
Mes të plagosurve ishte edhe një foshnjë tetë muajshe.
/abcnews.al