Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier është arrestuar nën akuzat për racizëm.
Mëngjesin e sotëm, 56-vjeçari dhe djali i tij John Valovich-Galtier u arrestuan nga policia për racizëm të dyshuar gjatë kohës kur punuan te Nice nga 2021 deri në 2022. Trajneri dyshohet se i tha drejtorit sportiv të Nice, Julien Fournier se ekipi “nuk mund të ketë kaq shumë zezakë dhe myslimanë”.
Pas kësaj, trajneri i parisienëve filloi të merrte kërcënime me vdekje. Galtier dhe familja e tij u morën nën mbrojtje. Ndërkohë, është raportuar se Galtier mund të dënohet deri në 3 vjet burg nëse konfirmohen pretendimet për deklarata raciste. /G.D abcnews.al/
Burimi: RMC Sport