Protestat në Paris/ Macron vendos shtetrrethim për të shmangur incidentet

schedule20:39 - 29 Qershor, 2023

schedule 20:39 - 29 Qershor, 2023

Incidente të rënda dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë janë ndezur në Paris, ku kryeqyteti francez është kthyer sërish në një fushë beteje brenda disa muajsh pasi një 17-vjeçar u vra nga një oficer policie.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, thirri një takim të posaçëm ndërministror në mëngjes pas një nate tjetër tensioni, duke nxjerrë në të njëjtën kohë 40 mijë policë në rrugë, duke ndaluar lëvizjen në periferi të Parisit dhe duke anuluar rrugët e transportit për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Kjo krizë e veçantë, vjen duke u shtuar në listën e periudhave të tensionuara me protestave për pensionet dhe ato të jelekverdhëve që kanë shkaktuar lëkundje në Elysee.

Ankthi është i dukshëm për këtë natë pasi gjatë ngjarjeve të djeshme mbetën të plagosur 170 policë dhe u arrestuan 180 persona.

Marshimi i sotëm ishte masiv me pjesëmarrjen e 6000 personave dhe nëna e 17-vjeçarit Nael ende bën thirrje për vazhdimin e mobilizimeve.

Autoriteti komunal i Clamart, i cili ndodhet në periferi të Parisit, njoftoi sot vendosjen e një shtetrrethimi nga ora 21:00 deri në 06:00 (me orën lokale) për katër netët e ardhshme.

Trazirat kanë shpërthyer mbrëmë në disa qytete franceze, veçanërisht në periferi të kryeqytetit. Në zonën e Klamarit mbrëmjen e djeshme është djegur një tramvaj.

Ora policore gjatë natës do të jetë në fuqi nga mbrëmja e së enjtes deri në mëngjesin e së hënës.

Historia e konflikteve mes policisë dhe qytetarëve është e gjatë.

Në vitin 2016, në një lagje të Parisit, një oficer policie pësoi djegie të rënda dhe mbeti në koma pasi një grup të rinjsh hodhën molotov ​​në makinën e tij të patrullës.

Sindikatat e policisë protestuan ashpër dhe kërkuan një përgjigje të fortë nga qeveria. Pas ngjarjes u ndryshua ligji për përdorimin e armëve nga policia.

Oficerët lejoheshin të qëllonin nëse një shofer injoronte urdhrat për të ndaluar ose nëse rrezikonte jetën e njerëzve të tjerë.

Por amendamenti i veçantë që “lejoi” oficerin të qëllonte 17-vjeçarin, i cili nuk respektonte ligjin, krijon një peizazh të errët se kur duhet të vepronte oficeri. Pak muaj pas protestave të pensionit, çështja specifike po krijon lëkundje të re për qeverinë Macron. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!