Pasi u zyrtarizua në media si lojtari më i ri i “kuqezinjve”, pasditen e sotme mesfushori i Chelsea, Ruben Loftus-Cheek ka firmosur kontratën e re me “djajtë” italianë në zyrat qëndrore të këtyre të fundit.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, mesfushori anglez firmosi kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2027, vetëm pak minuta më parë e më pas u largua nga zyrat e klubit të tij të ri.
Ndërkaq, kujtjomë se për kartonin e 27-vjeçarit skuadra e Milan derdhi 20 milionë euro në arkat e Chelsea, pagesë kjo që ndahet në 15 milionë euro bazë dhe 5 milionë të tjera bonus nga arritjet e lojtarit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI VIDEON: