Pasi siguruan shërbimet e “gardianit” të portës, Marco Sportiello dhe mesfushorit anglez të Chelsea, Ruben Loftus-Cheek, “kuqezinjtë” e Milan tashmë kërkojnë të sjellin në “San Siro” një tjetër lojtar të “bluve” e më konkretisht anësorin e sulmit, Christian Pulisic.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane e ato britanike, negociatat mes klubeve tashmë kanë nisur, por me një “problem”. Milan kërkon të shpenzojë vetëm 15 milionë euro për 24-vjeçarin, ndërsa Chelsea nuk pranojnë më pak se 20 milionë euro për kartonin e tij.
Në anë tjetër, “ylli” amerikan i sulmit është i gatshëm të pranojë një ulje page për hir të “minutave” në Milano, teksa aktualisht paguhet 4 milionë euro në vit dhe pritet që një detaj i tillë të ndikojë jo pak gjatë negociatave.
Ndërkaq, kujtjomë se, sezoni që sapo lamë pas, Pulisic nuk ishte në formën e tij më të mirë, teksa në 30 përballjet e zhvilluara për “londinezët” e Chelsea në të gjitha kompeticionet arriti të shënojë vetëm 1 gol e të dhurojë 2 asistime. /i.m /abcnews.al