Gjermania i trembet inflacionit, bie niveli i konsumit

schedule14:59 - 29 Qershor, 2023

schedule 14:59 - 29 Qershor, 2023

GJERMANI- Inflacioni dhe recesioni po i bëjnë të pasigurt gjermanët. Në vend ka rënë konsumi privat, i cili gjithmonë ka qenë shtysë e ekonomisë gjermane. Për herë të parë prej tetë muajsh atmosfera te konsumatorët gjermanë është përkeqësuar. Indeksi i Konsumit, sipas Institutit GfK ka arritur në këtë përfundim pas një sondazhi me 2 mijë vetë të anketuar.

Përkeqësimi i atmosferës së konsumit është i papritur për analistët.

“Zhvillimi i aktual i gjendjes së konsumatorëve të sinjalizon se konsumatorët janë shumë të pasigurt”, thotë ekonomisti Rolf Bürkl.

Sipas ekspertëve, shkak për këtë janë vijimësia e shtrenjtimit të produkteve në Gjermani. Në muajin maj inflacioni, sipas Zyrës Federale të Statistikave, arriti shifrën 6.2 për qind, pas 7.4 për qind në muajin prill. Deri në muajin shkurt të këtij viti inflacioni ishte më shumë se 8 për qind, kundrejt vitit të shkuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!