Momenti kur Princi George u sulmua nga një i sëmurë

schedule14:22 - 29 Qershor, 2023

schedule 14:22 - 29 Qershor, 2023

Në vitin 2018, një burrë i quajtur Husnain Rashid u dënua me burgim të përjetshëm për nxitjen e një sulmi ndaj Princit George. Sipas informacioneve që kishin dalë, burri shkëmbeu mesazhe në uebsajtin, Telegram dhe sugjeroi mënyrat se si do të kryhej sulmi ndaj djalit të parëtë Princit William dhe Catherine Middleton. Ai u shpall njëzëri fajtor për nxitje të një sulmi terrorist dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Zbulimet se ai po dërgonte foto nga shkolla e princit të vogël janë rrëqethëse.

Gjyqtari Andrew Lees, kishte thënë në momentin e shpalljes së vendimit të gjykatës. “Mesazhi ishte i qartë. Ju dhatë emrin dhe adresën e shkollës së Princit George, një foto të tij dhe përbënit një kërcënim për të dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, të cilët mund t’i shihni si objektiva të mundshëm,” tha gjykatësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!