Gjërat po bëhen të vështira për Pete Davidson pasi mediat ndërkombëtare thonë se ai hyri në rehabilitim.
Lajmin e ka dhënë një burim pranë aktorit për NBC News. Deri më tani nuk dihet pse ai është futur në rehabilitim. Megjithatë, lajmi u bë publikë pas një incidenti që ish-i i Kim Kardashian kishte kaluar në Beverly Hills.
Pete Davidson checks into rehab over mental health struggles pic.twitter.com/8PLImFp6ca
— Daily Loud (@DailyLoud) June 29, 2023
Sipas informacioneve, aktori po përballet me akuzën për pakujdesi pasi dyshohet se marsin e kaluar ka përplasur makinën e tij në një shtëpi.
Davidson po ngiste Mercedesin e tij i cili u ngjit në bordurë, goditi një hidrant zjarri dhe u përplas me një shtëpi. Nga përplasja nuk ka persona të lënduar rëndë.
Pete Davidson on being depressed pic.twitter.com/tPqQt8UtZr
— The Oasis (@4_theoasis) June 25, 2023
Aktori ka kërkuar më parë ndihmë për probleme të shëndetit mendor. Ai u diagnostikua në vitin 2017 me çrregullim të personalitetit kufitar dhe u zbulua se vuante nga depresioni dhe ankthi./abcnews.al