Pak orë përpara votimit të së enjtes, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të rezulutës që dënon vendimin e Uashingtonit për shpalljen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit. Ambasadorja amerikane, Niki Hejli, kërcënon shtetet që do të mbështesin rezolutën kundër SHBA-së.
Hejli, shkruan në Tuiter se, Uashingtoni nuk pret që OKB-ja të cilën e kanë ndihmuar dhe financuar, të vendosë SHBA-në në shënjestër. Nuk e presim këtë nga ata që ndihmojë, do të mbajëm shënim cdo emër që na kritikon – theksoi ambasadorja.
Uashingtoni, e ka përforcuar kërcënimin më anë të një letre drejtuar Ambasadorëve në Kombete e Bashkuara të shteteve të ndryshme. Në letër Hejli, nënvizohet se, Presidenti Donald Trump, po vëzhgon me kujdes këtë votim dhe më ka kërkuar t’i referoj personalisht të gjithë shtetet që do votojnë kundër nesh. Do të mbajmë shënim cdo votë, mbi këtë temë.
Ndërkohë, edhe pas votimit në Këshillin e Sigurisë, ku Shtetet e Bashkuara arritën të bllokonin rezolutën duke përdorur veton, kishin kundër 14 anëtarë të tjerë. Ambasadorja Hejli, përdori të njëjtën gjuhë duke deklarur se – kjo është një fyerje që nuk do ta harrojmë./abcnews.al