Trajneri i Romës, Jose mourinho, është dënuar me 10 ditë pezullim si ndëshkim për komentet që bëri për gjyqtarin Daniele Chiffi.
Tekniku 60-vjeçar tha se Chiffi ishte arbitri më i keq që kishte takuar ndonjëherë në jetën e tij pas ndeshjes kundër Monza më 3 maj. Portugezi është gjobitur gjithashtu me 50 mijë euro.
Federata italiane tha se Mourinho do të shërbejë 10 ditë skualifikim duke filluar që nga dita e parë e kamnpionatit të ardhshëm përkatës. “The Special One” kritikoi Chiffin pasi ai përjashtoi me të kuq lojtarin Mehmet Celik gjashtë minuta pas pushimit në fund të një barazimi 1-1.
Sezoni i kaluar ishte i turbullt për Mourinhon, i cili mori tre kartonë të kuq./ h.ll/abcnews.al